Katër persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Ferizaj, i cili ka ndodhur të premten në orën 14:00.
Policia i ka thënë se në aksident ka qenë i përfshirë një automjet në lëvizje. Të lënduarit janë dërguar më pas për trajtim mjekësor.
“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetë aksidenti”, thuhet në njoftimin policor.

