Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, në afërsi të Kazermës “Adem Jashari”
Rastin për Gazetën Alo e ka konfirmuar Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 14:30 kemi marrë informatën për një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, mes dy automjetesh, me ç’rast lëndime të lehta trupore ka pësuar një person. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.