Fjalë Kyçe

Aksident në Skenderaj, lëndohen pesë persona

Aksident në Skenderaj, lëndohen pesë persona

Pesë persona janë lënduar nga një aksident trafiku mes dy veturave në Skenderaj.

Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se të lënduarit pas tretmanit mjekësor janë liruar

“Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy veturave me targa vendore me ngasës meshkuj K/Shqiptar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë viktima meshkuj  K/Shqiptar  të cilët kanë pranuar tretman mjekësor dhe më pas janë liruar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Gazeta Alo/