Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Sllatinë të Fushë Kosovës.
Një mikser i betonit është rrokullisur derisa ishte duke qarkulluar në rrugë.
Në fotot e dërguara në adresë të Reporterit shihet se i njëjti ka përfunduar jashtë rrugës.
Nuk raportohet për të lënduar.