Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çasteve në Veternik të Prishtinës.
Një kamion dhe dy vetura janë ndeshur mes veti, ku shihen dëme të konsiderueshme materiale.
Policia e trafikut ka dalë në vendin e aksidentit dhe është duke u marrë me rastin.
Nuk raportohet për të lënduar.