Fjalë Kyçe

Aksident sot pasdite në Veternik të Prishtinës, dy persona të lënduar

Aksident sot pasdite në Veternik të Prishtinës, dy persona të lënduar

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve në lagjen Veternik të Prishtinës.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa me rastin po merret policia.

“Sot rreth orës 17:30, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në lagjen Veternik. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka konfirmuar policia për Gazetën Express.