Një aksident trafiku ka ndodhur sot tek Liqeni i Badovcit në Prishtinë.
Sipas pamjeve të siguruara nga lajmi.net shihet se një veturë e tipit “GOLF 2” ka rënë në humnerë nga rruga.
Fatmirësisht, vozitësi dhe një grua kanë shpëtuar pa lëndime trupore.
Policia ndërkaq ende nuk kanë dhënë detaje në lidhje me rastin.