Fjalë Kyçe

Aksident trafiku me fatalitet në Mitrovicë

Aksident trafiku me fatalitet në Mitrovicë

Një aksident trafiku ka ndodhur dje, në orën 17:15në rrugën rajonale Mitrovicë-Bajgorë, segmenti rrugor “Tuneli i parë” në Mitrovicë, në të cilin ishte e përfshirë një veturë që ka goditur këmbësorin, i cili vdiq nga pasojat e lëndimeve.

Bëhet fjalë për një burrë 81 vjeç, i cili megjithëse u dërgua në Spitalin rajonal në Mitrovicë nuk i përballoi plagët, njoftoi sot Zyra për Informim Publik e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë.

Hetuesit e njësisë së trafikut rajonal, nën udhëheqjen e prokurorit, po merren me rastin për të sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me aksidentin fatal.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës së aksidentit është dërguar për obduksion, ndërsa ndaj të dyshuarit, shkaktarit të aksidentit, është caktuar masa e ndalimit policor.