Fjalë Kyçe

Aksident trafiku me tre të lënduar në Podujevë

Aksident trafiku me tre të lënduar në Podujevë

Si pasojë e një aksidenti në rrugën “Skënderbeu” në Podujevë, tre persona kanë pësuar lëndime trupore.

Aksidenti ka ndodhur mes dy veturave rreth orës 21:00. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

“Rreth orës 21:00, në rrugën Skënderbeu në Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve në lëvizje. Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona dhe janë shkaktuar dëme materiale”.

Me rast merret njësia policore e komunikacionit rrugor. Me rënien e borës është shtuar edhe numri i aksidenteve rrugore.