Fjalë Kyçe

Aksident trafiku mes tri veturave në Fushë Kosovë

Aksident trafiku mes tri veturave në Fushë Kosovë

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në Fushë Kosovë.

Në fotografitë që kanë arritur në redaksinë e Telegrafit, shihet se në aksident kanë qenë të përfshira tri vetura.

Përveç dëmeve materiale ende nuk dihet për numrin e personave të lënduar nga ky aksident. Telegrafi ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe do të ju mbajë të informuar lidhur me rastin.

Ndryshe, në 24 orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 85 aksidente trafiku, 22 prej tyre me persona të lënduar kurse 63 tjerë vetëm me dëme materiale.