Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar tre persona.
Kjo është konifrmuar edhe nga zëdhënësi i Policisës së Kosovës, Daut Hoxha.
Hoxha deklaroi se në aksident ishin të përfshira tri automjete dhe se me aksidentin po merret Njësiti i Trafikut, transmeton lajmi.net.
“Në afërsi Sllatinës rreth orës 14:00 është raportuar se për një aksident trafiku. Të përfshira kanë qenë tre automjete dhe është raportuar se tre persona kanë marrë lëndime trupore. Njësiti i trafikut është marrë me rastin”, tha Hoxha.