Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi sonte rreth orës 18:00 në aksin rrugor Malishevë – Dule, përkatësisht në Banjë të Malishevës.
Zëdhënësi i policisë rajonale për Gjakovë, Nysret Gjurkaj ka thënëse se në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.
“Deri tek aksidenti ka ardhur derisa i dyshimti po drejtonte automjetin e tij “Mercedes”, i cili ishte duke lëvizur përgjatë aksit rrugor Malishevë – Dule dhe kur arrin në fshatin Banjë nuk përshtat shpejtësinë e lëvizjes automjetit, ku rruga është me kthesë dhe humb kontrollin mbi automjetin e tij duke dalë nga shiriti i djathtë në të majtë dhe me pjesën ballore e godet automjetin “Alfa Romeo” që po lëvizte në drejtim të kundërt. Si pasojë e aksidentit në të dy automjetet shkaktohen dëme materiale dhe dy të lënduar”, tha ai.