Dy persona janë lënduar në një aksident trafiku në Drenas sot rreth orës 07:30 të mëngjesit.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.
Ajo ka thënë se aksidenti ka ndodur saktësisht në fshatin Poklek.
“Rreth orës 07:30 në rrugën Drenas- Komoran (Poklek) ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve në lëvizje. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar dy persona”, ka thënë Ahmeti për insajderin.
Sipas saj me rastin me merret njësiti i trafikut.