Fjalë Kyçe

Aksident trafiku në Fushë Kosovë

Aksident trafiku në Fushë Kosovë

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth një orë më parë në Fushë Kosovë, ku fatmirësisht nuk ka të lënduar, përveç dëmeve materiale.

Në këtë aksident ishin të përfshira dy vetura, ndërsa lajmin për Gazetën Express e konfirmoi zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 19:00 në Fushë Kosovë, ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy automjeteve. Në këtë aksident kanë shkaktuar vetëm dëme materiale”, tha Ahmeti.