Fjalë Kyçe

Aksident trafiku në hyrje në Fushë Kosovës, nuk dihet për të lënduar

Aksident trafiku në hyrje në Fushë Kosovës, nuk dihet për të lënduar

Ndonëse qarkullimi duhet të ishte i kufizuar, kjo nuk po i ndalë aksidentet në rrugët e Kosovës.

Pak minuta më herët një aksident ka ndodhur në rrethin e Fushë Kosovës, që ndodhet në rrugën që lidh këtë komunë me Prishtinën, shkruan Reporteri.net.

Sic shihet, dy vetura janë përplasur dhe njëra ka përfunduar në pjesën që ndan korsitë e qarkullimit.

Deri tash nuk dihet për të lënduar, mirëpo ka dëme material.

Vlen të theksohet se ditën e sotme janë krijuar tollovi nëpër rrugë, për shkak se që nga nesër kufizohet në tërësi lëvizja e lirë.