Fjalë Kyçe

Aksident trafiku në Komoran, vetura për pak të përfundojë në humnerë

Aksident trafiku në Komoran, vetura për pak të përfundojë në humnerë

Një veturë është përplasur me rrethojat mbrojtëse të rrugës magjistrale Prishtinë-Skenderaj, si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në fshatin Komoran.

Aksidenti, sipas pamjeve të cilat i ka siguruar Insajderi, ka ndodhur në rrethin ku lidhet një pjesë e autostradës Ibrahim Rugova.

Pamjet shfaqin veturën të përplasur në rrethoja, të cilat e kanë shpëtuar atë pa përfunduar në humnerë.

Në vendin e ngjarjes ka dal njësiti i Policisë së Kosovës.