Fjalë Kyçe

Aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, lëndohet drejtuesi i automjetit

Aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, lëndohet drejtuesi i automjetit

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë, ku si pasojë një person ka pësuar lëndime.

Policia e Kosovës për rajonin e Mitrovicës bën të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:00 në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë, përkatësisht në fshatin Lushtë.

“Një veturë e përfshirë në aksident, ndërsa drejtuesi i automjetit ka pësuar lëndime”, thuhet në njoftim.

Policia ka bërë thirrje për kujdes të shtuar gjatë vozitjes gjatë këtyre ditëve kur ka reshje të shtuara në vendin tonë.