Sot në orët e para të mëngjesit ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku mes tre veturave në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Policia dhe ambulanca kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku dyshohet se ka të vdekur si pasojë e aksidentit të rëndë.
Klan Kosova ka kontaktuar Policinë për të mësuar më shumë rreth këtij rasti, mirëpo deri më tani nuk ka marrë përgjigje.