Një aksident trafiku ka ndodhur në Lagjen “Arbëria” në Prishtinë, në mes të një veture dhe një kamioni.
Një shofer është gjobitur për shkak të aksidentit dhe mosrespektim të rregullave në trafik.
“Lidhur me aksidentin policia ka marr masat ndaj ngasësit duke i shqiptuar gjoba, për shkaktim aksidenti dhe për mosregjistrimin e rimorkios”- ka thënë, Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për Rajonin e Prishtinës.
Nuk është bërë e ditur për dëme apo të lënduar nga ky aksident.