Fjalë Kyçe

Aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohet një person

Aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohet një person

Si pasojë e këtij aksidenti i lënduar ka mbetur një person.

Në këtë aksident të ndodhur rreth orës 15:00, janë përfshirë dy vetura me targa vendore dhe një me targa të huaja.

“Sot rreth orës 15:00 në rrugën Nacionale Prishtinë – Pejë, në Vragoli është shkaktuar një aksident trafiku me lëndime. Deri në këto momente një person ka kërkuar ndihmën mjekësore. Njësitet kompetente policore i janë përgjigjur rastit për kryerjen e procedurave të nevojshme” , u tha nga Policia e Kosovës.