Fjalë Kyçe

Aksident trafiku në rrugën Prishtinë – Podujevë, një person dërgohet në spital

Aksident trafiku në rrugën Prishtinë – Podujevë, një person dërgohet në spital

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 20:00 në rrugën Podujevë-Prishtinë, në mes të një automjeti dhe një motoçiklete, me ç’rast një person është lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e PK-së për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 20:00 në rrugën Podujevë-Prishtinë ,ka ndodhur një aksident rrugor në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i motoçikletës, i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.