Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Qubrel të Skenderajt, si pasojë e të cilit kanë mbetur të lënduar dy persona.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se në aksident është përfshirë një automjet.
“Një aksident trafiku me të lënduar është shkaktuar rreth orës 18:00, në rrugë rajonale Mitrovicë-Pejë përkatësisht në segmenti rrugor në fshatin Qubrel të Skenderajt. Në aksident është përfshirë një automjet, si pasoj e humbjes se kontrollit ndaj automjetit automjeti del jasht rrugës”, u shpreh ai për klankosova.
Tutje, ai shtoi drejtuesi dhe pasagjeri janë personat që kanë pësuar lëndime dhe kanë kërkuar tretman mjekësor.