Fjalë Kyçe

Aksident trafiku në “Veterrnik”, katër të lënduar dërgohen në QKUK

Aksident trafiku në “Veterrnik”, katër të lënduar dërgohen në QKUK

Një aksident trafiku mes dy veturash ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen “Veterrnik” në Prishtinë, ku si pasojë lëndime kanë pësuar katër persona.

Zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci, ka bërë të ditur për “Zërin” se të lënduarit janë dërguar për trajtim në QKUK.

Borovci bën të ditur se Njësia Rajonale e Trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve, që kanë sjellë deri te ky aksident.