Fjalë Kyçe

Aksident trafiku, vdes një person në Novobërd

Aksident trafiku, vdes një person në Novobërd

Si pasoj e një aksidenti në trafik në fshatin Zebnicë të Novoberdes, ka vdekur një person (mashkull).

Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar përderisa ishte duke drejtuar veturën, për shkaqe te panjohura ka dalur nga rruga dhe është rrokullisur.

“Si pasoj e aksidentit drejtuesi ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar ne Spitalin e Graqanicës ku rreth orës 22:15 ka ndërruar jete”, thuhet në raportin ditorë të policisë së Kosovës.

Me vendim te prokurorit trupi i pa jete dërgohet ne IML për obduksion.