Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se një femër nga Prishtina, gjatë pastrimit të shtëpisë ku punon, aksidentalisht ka shkrepur pistoletën dhe ka plagosur veten.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Sipas policisë, në vendin e ngjarjes është konfiskuar pistoleta me katër fishek pronë e të dyshuarit mashkull K-Shqiptar.
Nga i dyshuari është konfiskuar edhe një pushkë gjuetie me leje të skaduar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.