Fjalë Kyçe

Aksidenti në Ferizaj, ndalohet një person për 48 orë

Aksidenti në Ferizaj, ndalohet një person për 48 orë

Gjatë ditës së sotme ka pasur një numër të madh të aksidenteve në komunën e Ferizajt, por njëri prej tyre ka përfunduar me fatalitet.

Aksidenti me fatalitet ka ndodhur gjatë orës 12:00 në mesditë, në dalje të fshatit Talinovc të Muhagjerëve, nga ku kanë mbetur të vdekur një person dhe janë lënduar dy të tjerë.

Makina është goditur në një shtyllë elektrike, e cila ndodhej në anën tjetër të shiritit, nga ka qenë duke ngasur personi në fjalë, meqë rasti i ka shkaktuar vdekjen hallës, e cila ka qenë ulur prapa.

Dy personat e tjerë kanë pasur lëndime të vogla trupore, teksa njëri është lëshuar në shtëpi, ndërsa vozitësi, i dyshuari për shkaktimin e aksidentit, është dërguar në mbajtje për 48 orë./klankosova.