Një aksident i rëndë ka ndodhur në magjistralen Prishtinë – Ferizaj.
Në këtë aksident ka qenë e përfshirë vetëm një veturë, pra bëhet fjalë për vet aksident, shkruan lajmi.net.
Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për Rajoni e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Trupi i pajetë i viktimës mashkull 34 vjeç, i cili është shtetas i Maqedonisë së Veriut pas konstatimit të vdekjes me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion.
“Sot rreth orës 05:00, kemi pranuar informatën për një vetaksident trafiku në rrugën Prishtinë – Ferizaj, saktësisht në Llapnasellë, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit një person (ngasësi i automjetit) ka humbur jetën. Vdekjen e viktimës A.J mashkull, 34 vjeç, shtetas i Maqedonisë së Veriut e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion, ndërkohë që hetuesit e trafikut janë duke u marrë me rastin”, thuhet në përgjigjen e Policisë.