Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në magjistralen Gjilan-Ferizaj, në dalje të Parteshit.
Si pasojë e aksidentit një grua ka humbur jetën dhe një fëmijë është lënduar.
Lajmin për Gazetën Alo e ka konfirmuar edhe Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Gjilanit.
Është e vërtetë fatkeqësisht ka ndodhur një aksident në rrugën Gjilan Ferizaj, më saktë ën dalje të fshatit Partesh. Si pasojë e aksidentit një grua ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa njësitë policore janë duke I zhvilluar hetimet rreth rastit. Një fëmijë është lënduar dhe është dërguar urgjent në Spitalin e Gjilanit”, ka thënë Hashani./Gazeta Alo/