Fjalë Kyçe

Aksidenti në Pejë: Lëndohen pesë persona

Aksidenti në Pejë: Lëndohen pesë persona

Pesë persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident trafiku mes dy automjeteve që ka ndodhur në Qyshk të Pejës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:05.

“Një aksident trafiku ka ndodhur në orën 19:05 minuta në Qyshk të Pejës. Aksidenti ka ndodhur mes dy automjeteve ku të lënduar mbetën 5 persona. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor, pastaj janë liruar për në shtëpi”, tha Gashi për express.