Fjalë Kyçe

Aksidenti në rrethrrotullim në dalje të Prishtinës, lëndohen dy persona

Aksidenti në rrethrrotullim në dalje të Prishtinës, lëndohen dy persona

Pak më parë për ka ndodhur një aksident trafiku në dalje të Prishtinës, ku për pasoj janë lënduar dy persona.

Siç njofton zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, aksidenti ka ndodhur mes një autobusi dhe tri automjeteve.

“Sot rreth orës 10:30 në rrethrrotullimin që gjendet në dalje të Prishtinës, në drejtim te Fushë Kosovës ka ndodhur një aksident trafiku në mes të tri automjeteve (dy vetura dhe nje autobus). Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti për IndeksOnline.