Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në afërsi të Qendrës së Studentëve në Prishtinë.
Në aksident kanë qenë të përfshira pesë vetura.
Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 07:30 në afërsi të Qendrës së Studentëve në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku kanë qenë të përfshira pesë automjete. Si pasojë e aksidentit një person është lënduar”, ka thënë Ahmeti.
Ajo tutje njoftoi se me rastin po merret njësiti i trafikut.