Numri i aksidenteve të trafikut në vendin tonë vazhdon të jetë shqetësues.
Një i tillë është shënuar pasditen e sotme në fshatin Kërrninë, ku janë përplasur mes vete dy traktorë, derisa përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.
Kujtojmë që brenda 24 orëve të fundit, sipas Policisë së Kosovës, janë shënuar 35 aksidente në trafikun rrugor, ku 12 nga to janë me të lënduar.