Një person ka pësuar lëndime trupore nga një aksident në mes të dy veturave dhe një motoçiklete në fshatin Raushiq të Pejës.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova tha se i lënduari është dërguar për tretman mjekësor.
Sipas tij, aksidenti ka ndodhur në orën 18:30 në fshatin Raushiq të Pejës, ku janë përfshirë dy vetura dhe një motoçikletë, nga i cili lëndime ka pësuar një person.
“Sot rreth orës 18:30, policia është informuar për një aksident i cili ka ndodhur në fshatin Raushiq – Pejë, ne këtë aksident kanë qenë të përfshirë dy vetura dhe një motoçikletë dhe si pasojë e këtij aksidenti një person ka pësuar lëndime trupore i njëjti është dërguar në spitalin rajonal të Pejës për tretman mjekësor”, deklaroi Rugova./