Një autobus me 53 gra dhe fëmijë që po largoheshin nga lufta në Ukrainë është përmbysur pranë qytetit të Pasvalys në Lituani, raporton BBC.
Ata po udhëtonin nga kufiri Polako-Ukrainë në Finlandë kur shoferi humbi kontrollin rreth orës 06:00 me orën lokale (08:00 GMT), sipas kanalit televiziv kombëtar lituanez LRT.
Ai tha se të paktën 10 persona, përfshirë fëmijë, u plagosën dhe u dërguan në spitalet pranë. Pasagjerët e mbetur u dërguan në qendrën kulturore Salociai.
Një nga pasagjerët i tha kanalit televiziv: Ne nuk kemi fjetur për tre ditë, ndoshta të gjitha 18 ditët gjatë të cilave jemi duke u bombarduar.
“Në momentin që më zuri gjumi dhe autobusi u përmbys, vajza ime filloi të bërtiste dhe ne filluam të kërkonim mbesën time. Ajo ra nga vendi dhe përfundoi pranë shoferit. Falë Zotit nuk u lëndua”, tha një pasagjer tjetër.