Fjalë Kyçe

Aksidentohet drejtori i Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës

Aksidentohet drejtori i Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës

Drejtori të Drejtorisë së Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit të Policisë së Kosovës, Bashkim Spahiu është aksidentuar me veturë.

Arbresh.info mëson se i njëjti ka marrë trajtim në Spitalin e Mitrovicës rreth orës 17:00 dhe pas gjendjes së rënduar është transferuar për në QKUK.

Arbresh.info ka tentuar të marr një përgjigje edhe nga zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, mirëpo ai ka thënë se nuk janë të informuar rreth këtij aksidenti.