Dy vetura janë aksidentuar në orët e vona të së enjtës në dalje të Prishtinës, saktësisht te Rrethi i Çagllavicës.
Sipas fotografive, dy vetura kanë qenë të përfshira në aksident ku njëra ka përfunduar në brendësi të marketit skaj rrugës.
Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.
Kurse nuk dihet nëse ka persona të lënduar nga ky aksident.
IndeksOnline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.