Një kamion është aksidentuar sot në rrugën transitore në Shtime.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Ai ka thënë se përveç dëmeve materiale lëndime kanë pësuar shoferi i kamionit dhe pasagjeri.
Veseli ka bërë të ditur se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime, e më pas në QKUK.
“Sot rreth orës 15:05 kemi pranuar një informatë se në rrugën transitore në Shtime ka ndodhur një aksident , i përfshirë vetëm një automjet transportues. Veç dëmeve të shkaktuara në kamion, lëndime trupore kanë pësuar shoferi dhe pasagjeri, të cilët për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime, e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor janë dërguar në QKUK në Prishtinë”, tha ai.
Tutje Veseli njoftoi se njësia e hetimeve të aksidenteve ka dalë në vendin e ngjarjes.