Fjalë Kyçe

Aksidentohet në Bullgari autobusi nga Kosova me 29 pasagjerë

Aksidentohet në Bullgari autobusi nga Kosova me 29 pasagjerë

Një autobus i kompanisë “Shero Tours” nga Prishtina, ka pësuar aksident në Bullgari, ka bërë të ditur portali bullgar “Struma”.

Sipas këtij mediumi, në autobus ishin 29 pasagjerë, gjashtë prej të cilëve fëmijë.

Raportohet se i lënduar si pasojë e aksidentit ka mbetur drejtuesi i autobusit.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 04:30 të së martës dhe sipas raporteve fillestare, autobusi nga Kosova, ka goditur një kamion të ndaluar i cili po bartte dru.

“Drejtuesi i kamionit po përpiqej të sinjalizonte pjesëmarrësit tjerë në trafik se një pemë kishte rënë në rrugë. Autobusi goditi kamionin dhe kamioni doli nga rruga”, shkruan mediumi bullgar Struma.

KOHA ka provuar të kontaktojë me zyrtarët e kompanisë “Shero Tours”, mirëpo kontakti ka qenë i pamundur. Po ashtu, kompania nuk ka dhënë asnjë njoftim as në faqet e saj në rrjetet sociale lidhur me rastin.