Fjalë Kyçe

Aksion i Policisë në Gjakovë, arrestohen pesë persona për tentim grabitje të armatosur

Aksion i Policisë në Gjakovë, arrestohen pesë persona për tentim grabitje të armatosur

Pesë persona janë arrestuar pasi që dyshohet të jenë përfshirë në një rast “tentim grabitje” që ka ndodhur më 17 janar në rrugën “Ali Hasi” në Gjakovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, në konsultim me prokurorin e shtetit është realizuar operacioni i cili ka rezultuar me arrestimin e tyre si dhe konfiskimin e armës me të cilën dyshohet se është tentuar të kryhet kjo vepër penale.

“Të arrestuarit që dyshohet të jenë të përfshirë ‘tentim grabitje janë: – B.M. d.l. 24.05.1997, mashkull kosovar, – Q.G. d.l. 14.11.1997, mashkull kosovar,- S. P. d.l. 06.06.1998, mashkull kosovar,- B.P. d.l. 24.04.2000, mashkull kosovar dhe – F.P d.l. 09.08.2003, mashkull kosovar”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Policisë.

Policia njofton se fillimisht dje janë identifikuar dy prej të dyshuarve, ndërsa sot janë kontrolluar pesë lokacione, ku edhe janë arrestuar pesë persona, të cilët janë dërguar në mbajtje.

Komunikata e plotë:

Policia arreston pesë persona që dyshohet të jenë të përfshirë në një ‘tentim grabitjeje’

Prishtinë, më 19 janar 2021

Më, 17.01.2021 rreth orës 18:30 në rrugën ”Ali Hasi“ në Gjakovë, është raportuar një rast ‘grabitje e armatosur e mbetur në tentativë’. Njësitet patrulluese së bashku me ato të hetuesisë së Stacionit Policor Gjakovë i janë përgjigjur rastit. Mbështetur në ekzaminimin e provave nga vendi i ngjarjes është krijuar dhe ndjekur një pistë e hetimeve.

Më, 18.01.2021 hetuesit policorë kanë arritur të identifikojnë të dyshuarit e mundshëm. Në konsultim me prokurorin e shtetit është hartuar një plan operativ dhe sot më, 19.01.2021 është realizuar urdhër kontrolli, ku janë kontrolluar pesë lokacione të ndryshme.