Policia e Kosovës në orët e para të mëngjesit ka nisur një operacion policor në lagjen Kodrën e Trimave në Prishtinë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka konfirmuar se policia është duke realizuar një operacion, por detajet do të bëhen të ditura më vonë.
“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës është duke realizuar një operacion policor, për detaje ju njoftojmë ndërkohë pas përfundimit të operacionit policor”, ka thënë Kelani.
Dimë që ditë më parë Policia e Kosovës zhvilloi një aksion të madh në disa vende të Kosovës; në katër komunat e veriut, Skenderaj dhe Drenicë.
Vetëm në veri u arrestuan më shumë se 30 persona, përfshirë 19 zyrtarë policor, që po dyshohen për vepra të ndryshme penale që lidhen me krimin e organizuar dhe korrupsionin.