Fjalë Kyçe

Aksioni i sotëm i policisë dhe IPK-së, arrestohen edhe 22 persona

Aksioni i sotëm i policisë dhe IPK-së, arrestohen edhe 22 persona

Gjatë aksionit të sotëm kundër veprimtarive kriminale, janë arrestuar edhe 22 persona, këtë e bëri të ditur kryeprokurori i Gjilanit, Jetish Maloku. Kështu ka shkuar në 59 numri i të arrestuarve që lidhen me rastin “Karaçeva”.

Maloku bëri të ditur se janë kryer urdhër kontrolle në shtatë qytete të Kosovës.

“Është zhvilluar një operacion në tërë territorin e Kosovës, konkretisht Ferizajit, Prizrenit, Gjilanit, Pejës, Suharekës, Podujevës dhe Vitisë. Ky ka qenë vazhdimësi i operacionit në Karaçevë dhe rajoneve tjera. Janë ndaluar 22 persona për 48 orë, që dyshohen për aktivitete kriminale. Ndaj tyre brenda afatit ligjor do kërkohen masat për sigurimin e pandehurve nga Gjykata në Gjilan. Gjithsej numri i personale të ndaluar që nga fillimi aksionit janë 59 të dyshuar”, tha ai.

Majori Zejnullah Serdulli nga Policia e Kosovës tha se “është ushtruar urdhërkontroll në 11 lokacione që lidhen me subjekte ekonomike dhe 17 lokacione që lidhen me persona fizikë”, duke shtuar se janë siguruar edhe dëshmi nga to.

“Janë sekuestruar sasi e konsiderueshme e gjedheve, armëve, sendeve, artikujve të dëmshme ushqimore dhe mjete që janë përdorur për kryerje të veprimeve ilegale”, tha ai.