Fjalë Kyçe

Aksioni në Karaçevë – Ku dërgohen aparatet e lojërave të fatit që u konfiskuan nga Policia

Aksioni në Karaçevë – Ku dërgohen aparatet e lojërave të fatit që u konfiskuan nga Policia

Konfiskimi i aparateve të lojërave të fatit është në kompetencë të Policisë së Kosovës, por ku dërgohen këto mjete të cilat kushtojnë me mijëra euro.

Meqë lojërat e fatit janë të ndaluara me ligj, edhe organet kompetente po e luftojnë këtë dukuri.

Në aksionin e Policisë së Kosovës në Karaçevë, javën e fundit u konfiskuan 96 aparate të cilat përdoreshin për zhvillimin e kësaj veprimtarie.

Por ku dërgohen këto mjete të cilat kushtojnë me mijëra euro e tregon zëdhënësja e Administratës Tatimore të Kosovës, Valentina Bytyqi-Sefa.

VIDEO

Bytyqi-Sefa pohoi edhe faktin që tash e një kohë konfiskimet e mjeteve të lojërave të fatit nuk janë më në kompetencë të ATK-së, pasi që kjo pjesë është rregulluar me ligj.

Por që këto mjete nuk janë në terminalet doganore e ka pohuar zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci.

Pavarësisht aksioneve që u morën me 15 të këtij muaji një aksion i ngjashëm u bë këtë të shtunë në Komunën e Ferizajt.

Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

Policia ka pohuar që aksione të tilla kundrejt lojërave të fatit do të vazhdojnë edhe  më tutje.