Fjalë Kyçe

Aksioni në mobilshopet e Prishtinës, ATK-ja tregon se çfarë sekuestruan

Aksioni në mobilshopet e Prishtinës, ATK-ja tregon se çfarë sekuestruan

Administrata Tatimore e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës ka zhvilluar sot një aksion në mobilshop-et e Prishtinës.

Përmes një njoftimi, ATK-ja ka bërë të ditur se gjatë këtij aksioni janë sekuestruar 46 telefona mobil dhe tableta si mall pa dokumentacion.

Po ashtu, ATK-ja ka njoftuar se gjatë ekzaminimit të dokumentacionit është hasur edhe në mungesë të stoqeve apo nën-deklarim.

“Gjatë ditës së sotme Administrata Tatimore e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, kanë zhvilluar aksion në Prishtinë, në shtatë (7) lokacione të ndryshme, me qëllim të parandalimit dhe luftimit të ekonomisë jo-formale në sektorin që veprimtari ka shitjen dhe servisimin e telefonave mobil, të njohur ndryshe edhe si mobi shop, i cili është vlerësuar paraprakisht se ka risk të lartë të in-formalitetit. Si rezultat i këtij aksioni janë sekuestruar 46 telefona mobil dhe tableta si mall pa dokumentacion, po ashtu gjatë ekzaminimit të dokumentacionit është hasur edhe në mungesë të stoqeve apo nën-deklarim”, thuhet në njoftim.