Fjalë Kyçe

Aksioni në veri dhe çështje të tjera, Drejtori i Policisë takon vartësit e tij

Aksioni në veri dhe çështje të tjera, Drejtori i Policisë takon vartësit e tij

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, ka zhvilluar një takim online me udhëheqës të lartë të policisë. Në këtë takim, kanë marrë pjesë zëvendësdrejtorët, drejtorët e departamenteve, divizioneve dhe Drejtorive Rajonale Policore.

Sipas një njoftimi për media, thuhet se drejtori i përgjithshëm u fokusua në situatën e sigurisë në përgjithësi duke folur për operacionet policore të ditëve të shkuara.

“Në këtë takim duke iu referuar kohës kur fillon faza e fushatës elektorale u potencua edhe nevoja e implementimit dhe zbatimit të planit operativ ‘Zgjedhjet komunale 2021’, ku u diskutua rreth rrjedhës së kësaj faze duke pasur parasysh ndërlidhjen e fushatës me kufizimet për shkak të pandemisë, ne funksion të ruajtjes edhe të shëndetit publik.”, thuhet ne njoftim.

Tutje, Vend me rëndësi gjatë takimit zuri edhe siguria në trafikun rrugor dhe aktivitetet policore për të rritur sigurinë në këtë aspekt.