Prokuroria Themelore Publike në Leskovc të Serbisë ka dorëzuar aktakuzë në gjykatë për veprën penale të vrasjes dhe keqpërdorimit të kafshëve ndaj një 64-vjeçari i cili akuzohet se ka torturuar një gjarpër helmues në banesën e tij.
Siç njofton Prokuroria Themelore Publike në Leskovc, i pandehuri N.K është akuzuar për mbajtjen e gjarprit helmues në dy tullumbace plastike të bashkuara në banesën e familjes gjatë muajve nëntor dhe dhjetor 2023 dhe me këtë ia ka mohuar nevojat elementare për lëvizje të lirë, aktivitet fizik dhe kushte të përshtatshme klimatike në përputhje me nevojat e specieve, raporton Juzne vesti.
Prokuroria bëri me dije se kjo vepër penale dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet.