Fjalë Kyçe

Aktakuzë ndaj 19 personave për kontrabandë dhe shmangie të tatimit

Aktakuzë ndaj 19 personave për kontrabandë dhe shmangie të tatimit

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër 19 personave për kontrabandë me mallra, tregti të ndaluar dhe shmangie doganore.

19 personave duke vepruar si grup i organizuar kriminal kanë kryer veprat ‘’Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal’’, ‘’Shmangia nga pagesat e tarifave të detyrueshme doganore’’ dhe ’’Shmangia nga tatimi’’.

Sipas aktakuzës të pandehurit me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror në vazhdimësi kanë kontrabanduar mallra, nga Republika e Maqedonisë, përmes rrugëve malore, në vende të ndryshme të Republikës së Kosovës, me ç’rast gjatë transportimit të mallrave, kanë përdorur vetura të ndryshme si mjete përcjellëse për sigurimin e rrugëve që shfrytëzonin gjatë kontrabandimit, ku në këtë mënyrë e kanë dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës, përkatësisht Doganat dhe Administratën Tatimore të Kosovës, në shumë rreth 350 mijë euro,njofton Prokuroria Speciale përcjellë Klan Kosova.

Të pandehurit me inicialet XH.I., F.I., Z.M., N.S., B.S., H.S., A.B., M.B., I.J., U.J dhe J.J., kanë kryer veprat penale:

‘’Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal’’‘’Shmangia nga pagesat e tarifave të detyrueshme doganore’’ dhe ‘’Tregtia e ndaluar’’.

Përveç këtyre të pandehurit D.B., A.I., H.A., G.Z., R.B., A.D., dhe J.M., kanë kryer veprat penale:

’Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal’’ ‘’Shmangia nga pagesat e tarifave të detyrueshme doganore’’ ‘’Tregtia e ndaluar’’.

Ndërsa, të pandehurit J.M., A.D., G.Z., D.B., A.A., H.A., dhe R.B., si subjekte të ndryshme ekonomike, kanë kryer edhe veprat penale ‘’Shmangia nga tatimi’’, të cilët, me qëllim të shmangies së pagesës së tatimit dhe të ardhurat nga qarkullimi i tij, nuk i kanë përfshirë të gjitha informatat lidhur me të ardhurat e tij.