Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet A.B., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Sipas aktakuzës, i pandehuri me inicialet A.B. në cilësinë e arkëtarit kryesor në bankën “NLB”, me seli në Prizren, pranon nga bashkëpunëtori i klientit të bankës me inicialet E.Sh., – pronar i këmbimores “Euro-Eki”N.Sh., një shumë të lartë të valutave të frangave zvicerane për konvertim, e pastaj ia kthen në para të gatshme shumën prej 147,000.00 euro, të cilat nuk i fut në sistem. Pastaj, kur zbulohet nga punëdhënësi, shumën gjegjëse të mjeteve të nesërmen përmes vartësve të tij ilegalisht e kthen në bankë”.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit, për veprën penale e cila i vihet në barrë.