Fjalë Kyçe

Aktakuzë ndaj dy zyrtarëve, fshehën urdhëresat e gjykatës që të dënuarit t’i shmangeshin burgut

Aktakuzë ndaj dy zyrtarëve, fshehën urdhëresat e gjykatës që të dënuarit t’i shmangeshin burgut

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Në aktakuzë thuhet se nga prilli 2022 deri në janar 2024 D.H. dhe I.I., punonjës në zyrën për ekzekutimin e sanksioneve penale pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, i kanë fshehur disa urdhëresa të gjykatës duke ua mundësuar të dënuarve që t’u shmangen mbajtjes së dënimit me burg apo kryerjes së pagesave.

“Sipas aktakuzës, nga data 04.04.2022 e deri me datë 26.01.2024 në zyrën për ekzekutimin e sanksioneve penale pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, në cilësinë e personave zyrtar – duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, D.H., në pozitën e bashkëpuntorit profesional në zyrën e ekzekutimit të sanksioneve penale si dhe I.I., në pozitën e referentit në zyrën e ekzekutimeve të sanksioneve, në bashkëkryerje nuk i përmbushin detyrat zyrtare, me qëllim të përfitojnë çfarëdo dobie për vete ose për personin tjetër, në atë mënyrë që me dashje nuk i kanë dorzuar, duke i fshehur Urdhëresat e Gjykatës Themelore në Prishtinë, dhe atë nëntë (9) lëndë, të cilat kanë qenë dashur të dërgohen për ekzekutim duke i mundësuar të dënuarve, t’i shmangen mbajtjes së dënimit me burg, apo kryerjes së pagesave në emër të dënimit të shqiptuar në të holla, duke i shkaktuar dëm Sistemit Gjyqësor”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore.