Prokuroria Speciale njoftoi se ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit O.K., që dyshohet për veprën penale “organizimi dhe pjesëmarrje në grup terrorist”.
Prokuroria njoftoi se ka mbledhur prova personale dhe materiale që vërtetojnë se i pandehuri, nga janari i 2013-s, i është bashkuar dhe ka qenë pjesëmarrës në grupit terrorist “Al Nusra” në rrethinën e Damaskut në Siri.
Ai thuhet se ka ndërmarrë veprime konkrete të caktuara nga udhëheqësit e kësaj organizate.
“Prokurori i shtetit, pas mbledhjes dhe analizimit të provave personale dhe materiale, ka vërtetuar përtej dyshimit të bazuar mirë se i pandehuri O.K, që nga janari 2013, i është bashkuar dhe ka marrë pjesë në veprimtarin e grupit terrorist ‘Al Nusra’, në rrethinën e qytetit të Damaskut, në shtetin e Sirisë, duke ndërmarr veprime konkrete të caktuara nga udhëheqësit e kësaj organizate”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Speciale.
Është kërkuar që të pandehurit t’i vazhdohet masa e paraburgimit deri në përfundimin e rastit penal.