Fjalë Kyçe

Aktakuzë shtetasit të Shqipërisë, tentoi ta korruptonte zyrtarin policor në Kosovë

Aktakuzë shtetasit të Shqipërisë, tentoi ta korruptonte zyrtarin policor në Kosovë

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj një shtetasi të Shqipërisë, me dyshimin se kishte tentuar ta korruptonte një zyrtar policor në pikëkalimin kufitar në Vërmicë.

Prokuroria ka njoftuar se i pandehuri M.M., i gjendur në stop-listën e Shqipërisë, kishte tentuar të futej në Kosovë më 25 janar rreth orës 12:00, e ishte afruar tek kabina e zyrtarit policor duke ia dhënë 10.000 euro.

“Sipas aktakuzës, i pandehuri M.M., me datë 25.01.2024, në ora 12:00 në pikë kalimin kufitar në Vërmicë, në mënyrë të drejtpërdrejtë për vete i ofron ose i jep ndonjë dhuratë të paarsyeshme apo përfitim tjetër personit zyrtar, në mënyrë që ky i fundit të mos veprojë në pajtim me detyrën e tij zyrtare, në atë mënyrë që duke e ditur se është në stop-listën e autoriteteve të Republikës së Shqipërisë, afrohet tek kabina e zyrtarit policor të Kosovës, me ç’rast derisa ky i fundit ishte duke bërë kontrollimin e dokumenteve, i pandehuri ia vendos në tavolinën e tij të punës shumën e parave prej dhjetë euro (10 €). I njëjti, menjëherë është ndaluar nga ana policisë kufitare të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Ai gjendet në paraburgim nga 25 janari, e rasti është iniciuar si “dhënie e ryshfetit”.